Home Blog Njoftime Taksat dhe Tatimet mbi Pasuritë e Paluajtshme në Shqipëri
Taksat dhe Tatimet mbi Pasuritë e Paluajtshme në Shqipëri

Taksat dhe Tatimet mbi Pasuritë e Paluajtshme në Shqipëri

Taksat dhe Tatimet mbi Pasuritë e Paluajtshme në Shqipëri


o Çfarë janë Pasuritë e Paluajtshme?
o Llojet e Taksave dhe Tatimeve mbi Pasuritë e Paluajtshme
o Baza Ligjore
o Përllogaritja dhe Pagesa e Taksave dhe tatimit
o Përjashtime dhe Lehtësira Fiskale
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Një përmbledhje mbi sistemin fiskal për pronat
Çfarë janë Pasuritë e Paluajtshme?
“Pasuri e paluajtshme” është toka, burimet ujore, ndërtesat, objektet dhe çdo gjë tjetër e paluajtshme, sipas përcaktimit të Kodit Civil. Për regjistrimin e titujve të pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale mbi pasuritë e
paluajtshme, në bazë të dokumenteve ligjore, që vërtetojnë pronësinë mbi pasuritë e paluajtshme, dhe për përgatitjen, mbajtjen e administrimin e regjistrave të pasurive të paluajtshme, hartave kadastrale dhe dokumentacionit, që vërtetojnë të drejtën e pronësisë dhe të drejta të tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme, është krijuar sistemi I regjistrimit të pasurive të paluajtshme në RSH
“Pasuritë e paluajtshme” janë subjekt i taksave dhe tatimeve të caktuara nga njësitë qëndrore dhe ato vendore.
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Çfarë janë Pasuritë e Paluajtshme?
“Tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme”- Akti i shitjes, shkëmbimit, dhurimit, trashëgimisë apo heqjes dorë
“Fitim kapital i realizuar”- Diferenca ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje.
“Tatimi mbi fitimin kapital”- 15% e fitimit kapital nga tjetërsimi
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Llojet e Taksave dhe Tatimeve mbi Pasuritë e Paluajtshme
o Taksa mbi ndërtesën
o Taksa mbi tokën bujqësore
o Taksa mbi truallin
o Tatimi mbi të ardhurat nga shitja e pronës
o Tatimi mbi qeranë e pronës
o Tarifa e ndikimit në infrastrukturë
o Tarifat e shërbimeve kadastrale
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Llojet e Taksave dhe Tatimeve mbi Pasuritë e Paluajtshme
o Taksa mbi ndërtesën-Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit (vendi) në metra katrorë të ndërtimit apo pjesë të tij, mbi dhe nën nivelin e tokës, dhe sipërfaqja e çdo kati. Sipërfaqja në pronësi të tatimpaguesit vlerësohet në bazë të dokumenteve që vërtetojnë një pasuri të tillë. Detyrimi i taksës llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me bazën e tatueshme.
o Taksa mbi tokën bujqësore-Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore në hektarë, në pronësi të tatimpaguesit. Pronësia e këtyre tokave bujqësore përcaktohet në dokumentet që e vërtetojnë atë. Detyrimi tatimor llogaritet duke shumëzuar normën e taksës me bazën e tatueshme
o Taksa mbi truallin-Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në m2, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit.Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror në vit. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme.
o Tatimi mbi të ardhurat nga shitja e pronës-Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Vetëm në rastet e dhurimit, trashëgimisë apo heqjes dorë nga pasuria e paluajtshme, tatimi paguhet nga individi që përfiton të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme. Pasuria e paluajtshme, nuk regjistrohet në favor të përfituesit, pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK).
o Tatimi mbi qeranë e pronës-Tatimi në burim është detyrim, pagesë për pronarin kur pronën që jep me qira e ka një individ/familje dhe për palën tjetër në rast se e ka me qira një kompani/organizatë.
o Tarifa e ndikimit në infrastrukturë-Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet sipas preventivit, ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.
Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit
o Tarifat e shërbimeve kadastrale-Tarifa ka për qëllim të mbulojë shpenzimet për procedurat administrative që ASHK-ja kryen, pavarësisht nëse shërbimi I kërkuar nuk mund të realizohet për shkaqe të ligjshme, në përputhje me ligjin “Për kadastrën” dhe me legjislacionin në fuqi. Në rastet kur shërbimi refuzohet, vlera e parapaguar e tarifës nuk i kthehet subjektit të interesuar. Përjashtimisht, për shërbimet që i nënshtrohen kamatëvonesës në regjistrim sipas aneksit 1 të Vendimit Nr 389, në rast refuzimi, kthehet vetëm shuma e kamatëvonesës.
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Baza Ligjore
o LIGJ Nr. 33/2012 PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME (ndryshuar me
ligjin nr. 9/2016, datë 11.2.2016)
o VENDIM Nr. 389, datë 13.5.2020 PËR MIRATIMIN E LISTËS DHE TË TARIFAVE TË
SHËRBIMEVE KADASTRALE
o LIGJ Nr.9632, datë 30.10.2006 PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE I NDRYSHUAR
o UDHËZIM I PËRBASHKËT Nr. 34 , datë 29.12.2023 PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT NGA TJETËRSIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME
o LIGJ Nr. 29/2023 PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Përllogaritja dhe pagesa e taksave dhe tatimit
oPërcaktimi i vlerës në shitje duke krahasuar çmimin në kontratë me çmimet e referencës.
oLlogaritja e vlerës në blerje duke përdorur vlerën e regjistruar ose koston e shfrytëzimit.
oFitimi Kapital = Vlera në Shitje – Vlera në Blerje.
oTatimi = Fitimi Kapital × 15%.
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Përllogaritja dhe pagesa e taksave dhe tatimit
Shembull Analitik: Apartament në Tiranë
• Sipërfaqe: 75 m².
• Viti i fitimit të pronësisë: 2004.
• Vlera në Shitje: 7,500,000 lekë.
• Vlera Referuese: 7,308,225 lekë.
• Vlera në Blerje: 5,000,000 lekë.
• Fitimi Kapital: 7,500,000 – 5,000,000 = 2,500,000 lekë.
• Tatimi mbi fitimin kapital: 2,500,000 × 15% = 375,000 lekë.
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Përllogaritja dhe pagesa e taksave dhe tatimit
Shembull Analitik: Tokë Bujqësore
• Sipërfaqe: 20,000 m².
• Zona: Bashkia Divjakë.
• Vlera në Shitje: 7,280,000 lekë.
• Vlera në Blerje e Indeksuar: 2,008,276 lekë.
• Fitimi Kapital: 7,280,000 – 2,008,276 = 5,271,724 lekë.
• Tatimi: 5,271,724 × 15% = 790,759 lekë.
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Përjashtime dhe lehtësira fiskale
o Dhurimet ndërmjet trashëgimtarëve të radhës së parë dhe të dytë.
o Trashëgimia për pronat e përfituara sipas ligjit nr. 7501.
o Dhuratat deri në 5,000,000 lekë.
o Përjashtohen nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë, investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”.
o Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e subjekteve, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit.
o Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive natyrore, sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile. Kushtet, rregullat dhe dokumentet që shoqërojnë kërkesën për përjashtimin nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, sipas kësaj pike, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”
Konkluzione
o Taksat mbi pasuritë e paluajtshme janë një burim i rëndësishëm financimi për
qeverisjen vendore.
o Është e rëndësishme të njihen detyrimet dhe afatet për të shmangur penalitetet.
o Lehtësirat fiskale ndihmojnë kategori të caktuara qytetarësh dhe biznesesh.
o Tatimi mbi fitimin kapital nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme është një
mekanizëm i rëndësishëm për të siguruar të ardhurat buxhetore dhe për të
parandaluar shmangien fiskale.
o Zbatimi korrekt i kësaj skeme kërkon transparencë dhe saktësi në llogaritjen e tatimit.
Pyetje?
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” © Ky material është në pronësi të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Ndalohet përdorimi apo shumëfishimi i paautorizuar nga kjo IAL.
Mars 2025.
Baza Ligjore: Ligji Nr.9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”

Discover leading properties and secure your dream home with us. Expert guidance and support at every step.

Rruga Myslym Shyri 101/2

Follow Our Social Media

© 2025 Alb Estate - Powered by: Algoritëm al