Home Blog Njoftime Shpallje për shprehje interesi për kandidatët që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.
Shpallje për shprehje interesi për kandidatët që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.

Shpallje për shprehje interesi për kandidatët që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.

Në ligjin nr. 9/2022 “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe Urdhrin Nr. 187, datë 04.05.2022 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme mbi paraqitjen dhe trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të personave që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme”, janë përcaktuar rregullat për paraqitjen, trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të personave që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme. Kandidati për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme paraqet shprehjen e interesit dhe dokumentacionin shoqërues brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit të publikimit. Kandidati për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, që kërkon të certifikohet si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme, depoziton pranë Ministrisë së Drejtësisë, përmes shërbimit postar ose dorazi, dokumentacionin bashkangjitur:

  1. Kërkesë për shprehje interesi për certifikimin si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme;
  2. Kopje të mjetit të identifikimit;
  3. Certifikatë familjare;
  4. Kopje të njësuar të diplomës së arsimit të mesëm të lartë, të lëshuar nga një institucion arsimor i akredituar në Republikën e Shqipërisë ose diplomë të lëshuar nga institucion arsimor i huaj, të njohur e të njësuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  5. Vërtetim nga prokuroria që nuk është nën hetim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
  6. Vërtetim nga gjykata që nuk është nën gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore të kandidatit dhe për personat e lidhur me të;
  8. Vetëdeklarim që nuk ka dënim me masë administrative gjobë ose masë administrative që detyron subjektin të ndalë një sjellje të caktuar, praktikë pune apo biznesi, si dhe të mos epërsërisë në të ardhmen, për shkelje të legjislacionit në fuqi për parandalimin e pastrimit të

parave, të paktën jo më herët se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;

  1. Certifikatë për përfundimin me sukses të programit të detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme;
  1. Dokument që provon zotërimin e gjuhës shqipe, të lëshuar nga autoritetet kompetente sipas legjislacionit në fuqi (për shtetasin e huaj)

Discover leading properties and secure your dream home with us. Expert guidance and support at every step.

Rruga Myslym Shyri 101/2

Follow Our Social Media

© 2025 Alb Estate - Powered by: Algoritëm al